Ministri i Mbrojtjes Kombëtare inspekton komandën e Forcave Detare në Golcuk

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se numri i terroristëve të PKK-së të neutralizuar në operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja”, u rrit në 68.

1634293
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare inspekton komandën e Forcave Detare në Golcuk

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se numri i terroristëve të PKK-së të neutralizuar në operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja”, u rrit në 68.

Hulusi Akar, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralarmate Yasar Guler, admiralin Adnan Ozbal komandantin e Forcave Detare inspektuan komandën detare në Golcuk.

Në fjalën drejtuar stafit këtu, ministri Akar kujtoi fillimin e operacioneve në fjalë në veri të Irakut më 23 prill, ndërsa tha: "Këto operacione vazhdojnë intensivisht dhe me sukses. Së fundmi gjashtë terroristë u neutralizuan në një shpellë. Prej 23 prilli e deri më sot janë neutralizuar gjithsej 68 terroristë të cilët i kemi parë."

Akar theksoi gjithashtu se Qipro është çështje kombëtare e Turqisë dhe tha se një strukturë me dy shtete në ishull është tani thelbësore.

Ministri Akar përmendi gjithashtu marrëdhëniet me Greqinë, ku tha se: "Ne presim që ata të kuptojnë se nuk do të arrijnë asgjë me gjuhën e kërcënimeve kundër Turqisë."

Akar deklaroi se me qëndrimet në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro, Turqia hapi rrugën për kërkimin e një zgjidhjeje politike dhe se nuk synon tokën, ujin, të drejtat dhe ligjin e askujt, ndërsa bëri të ditur se "Të gjithë duhet ta dinë shumë mirë gjithashtu se nuk do t'i shkelim aspak të drejtat tona."

 


Lajme të ngjashme