Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (5 maj), raportohen 26.476 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 26.476 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 356 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1634776
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (5 maj), raportohen 26.476 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 356 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 41.883.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 4.955.594 pasi 26.476 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 4 milionë e 589 mijë e 501 pacientësh, nga të cilët 35.464 nga e martë në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.418 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 229.491 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 48 milionë e 459 mijë e 224”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme