Turqi – Në prill u neutralizuan 115 terroristë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ismail Çatakli tha se në muajin prill janë neutralizuar në total 115 terroristë, 8 të ashtuquajtur të nivelit të lartë.

1633615

Në mbledhjen mujore të informimit publik zëdhënësi Çatakli u shpreh se në kuadër të operacioneve për sigurinë e brendshme të vendit në prill 2021 në terren janë kryer 9.341 operacione, nga të cilat 9 kanë qenë të shkallës së gjerë, 34 të shkallës së mesme. Kurse kundër strukturave të organizatave terroriste që veprojnë në qytete përmes celulave dhe ndaj bashkëpunëtorëve janë kryer 1.418 operacione.

Në muajin prill janë neutralizuar gjithsej 115 terroristë, 8 të ashtuquajtur të nivelit të lartë. Nga këta terroristë 16 janë neutralizuar në gjendje të vdekur, 2 të plagosur, 72 të gjallë dhe 25 janë vetëdorëzuar. Nga terroristët e neutralizuar 66 janë pjesëtarë të organizatës PKK/KCK, kurse 49 të organizatës DAESH. Gjithashtu janë ndaluar 2.527 të dyshuar për ndihmë/bashkëpunim me organizatat terroriste dhe që sipas vlerësimeve kanë lidhje me organizatat dhe 448 janë arrestuar e vendosur në paraburgim,- shpjegoi Ismail Çatakli.

Lajme të ngjashme