Sistemi autonom vendor i mbrojtjes ajrore “HISAR-A” godet objektivin me saktësi të lartë

Avioni i synuar u godit me sukses me një të shtënë nga sistemi autonom i lëshimit të raketave të mbrojtjes ajrore vendase dhe kombëtare “HISAR-A”.

1633760
Sistemi autonom vendor i mbrojtjes ajrore “HISAR-A” godet objektivin me saktësi të lartë
hisar savunma sistemi.jpg

Në një deklaratë të bërë me shkrim Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tha: “Brenda fushës së aktivitetit të inspektimit dhe pranimit të Projektit të Mbrojtjes Ajrore në Lartësi të Ulët (HISAR-A), aeroplani i synuar u godit me sukses më datë 3 maj 2021 në një lëshim raketash «HISAR-A» nga Sistemi Autonom në poligonin e qitjes në Aksaray."

Raketat “HISAR” janë armë të zhvilluara për të mbrojtur bazat ushtarake, portet, objektet dhe trupat kundër kërcënimeve ajrore. Ato plotësojnë nevojat e Forcave të Armatosura të Turqisë duke siguruar për to një sistem të mbrojtjes ajrore me lartësi të ulët dhe të mesme.

Komponentët e raketës “HISAR-A”: radari, komandimi dhe kontrolli, si dhe kontrolli i zjarrit, u zhvilluan nga kompania “Aselsan”. Ndërsa sistemi raketor u zhvillua nga kompania “Roketsan”. Të dyja këto kompani turke janë prodhues të pajisjeve mbrojtëse.

Sistemi raketor në fjalë është efektiv kundër sulmeve të avionëve, helikopterëve, raketave e lundrimit (cruise), mjeteve ajrore pa pilot dhe raketave tokë-ajër.

 



Lajme të ngjashme