Sateliti turk “Turksat 5A” arriti në pozitën e tij në orbitë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu tha se sateliti turk i komunikimit “Turksat 5A” i lëshuar në janar që nga dje ka arritur në orbitën lindore prej 31 gradëve.

1633666
Sateliti turk “Turksat 5A” arriti në pozitën e tij në orbitë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu tha se sateliti turk i komunikimit “Turksat 5A” i lëshuar në janar që nga dje ka arritur në orbitën lindore prej 31 gradëve.

Karaismailoglu tha në kryeqytetin Ankara se sateliti i komunikimit “Turksat 5A” vazhdon udhëtimin e tij në orbitë.

"Sateliti ynë Turksat 5A që nga 3 maji arriti në orbitën lindore prej 31 gradëve. Testimi i satelitit në fjalë do të vazhdojë për rreth një muaj. Sateliti ynë do të fillojë t'i shërbejë botës pas qershorit. Kur të hyjë në shërbim, ai do të mbulojë Turqinë, Evropën, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Perëndimin Qendror, Afrikën e Jugut si dhe Mesdheun, Egjeun dhe Detin e Zi”, bëri të ditur Karaismailoglu.

Ai theksoi se sateliti do të çojë Turqinë në ligën e vendeve kryesore në botë që përdorin Ku-Band të ri në shërbimin e komunikimit të të dhënave me transmetimin televiziv, dhe shpjegoi se sateliti “Turksat 5A” do të shërbejë në fushat e transmetimit televiziv dhe komunikimit për 30 vjet falë sistemit të tij të shtytjes elektrike.

Karaismailoglu deklaroi se trafiku satelitor i komunikimit të Turqisë do të vazhdojë të rritet pas kësaj.

"Ne synojmë të lëshojmë në hapësirë satelitin e komunikimit “Turksat 5B”, i cili është afër fundit të procesit të prodhimit, ​​në tremujorin e 4 të këtij viti", bëri të ditur Karaismailoglu.

Ministri deklaroi se proceset e prodhimit dhe integrimit të satelitit të komunikimit “Turksat 6A”, i cili është në zhvillim dhe prodhim me mjete vendore dhe kombëtare, vazhdon intensivisht, ndërsa shtoi "se planifikohet që lëshimi i satelitit ​​Turksat 6A të bëhet në vitin 2022".

 


Lajme të ngjashme