Ministri Akar takon ushtarët turq në Libi

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Libi së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Yasar Guler u takua me ushtarët turq me detyrë në këtë vend.

1633574
Ministri Akar takon ushtarët turq në Libi

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Libi së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Yasar Guler u takua me ushtarët turq me detyrë në këtë vend.

Akar iu drejtua me një fjalim stafit në programin e organizuar, ku morën pjesë gjithashtu edhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë Libiane, gjenerali Mohammed Al-Haddad, Komandanti i Rajonit Perëndimor gjeneralmajor Osama Juveyli dhe Komandanti i Rajonit të Tripolit gjeneralmajor Abdulbaki Marwan.

Minsitri Akar deklaroi se Libia i përket libianëve dhe se ata janë pro Libisë së bashkuar.

"Sovraniteti dhe pavarësia e Libisë janë të rëndësishme. Kishte disa probleme kur arritëm këtu. Për t'i zgjidhur këto probleme, ne bëmë çdo përpjekje ditë e natë, në tokë, det dhe ajër. Me anë të këtyre përpjekjeve u arrit deri në një pikë dhe në rezultate të rëndësishme. Ne nuk jemi miq vetëm në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Këtu Turqia së bashku me vëllezërit dhe motrat tona libiane vazhdon të punojë krah për krah për të rindërtuar dhe për të modernizuar forcat e armatosura të Libisë", deklaroi Akar.

Ai bëri të ditur se Qeveria e Pajtimit Kombëtar e udhëhequr nga Kryeministri Abdulhamid Dibeybe është thelbësore në Libi dhe se duhet të mbështetet, ndërsa shtoi se do të punohet për mbajtjen e paqes dhe qetësisë në Libi deri në zgjedhjet në dhjetor.

Duke vënë në dukje se prania e Turqisë në Libi është gjithashtu jetike për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave në rajonin e Mesdheut Lindor, Akar tha: "Ne vazhdojmë aktivitetet tona në Mesdheun Lindor brenda fushës së marrëveshjes së autorizimit detar me Libinë. Përpjekjet e Greqisë për ta tejkaluar këtë marrëveshje janë të kota. Ne jemi në favor të zgjidhjes së problemeve përmes ligjit ndërkombëtar, fqinjësisë së mirë, dialogut dhe mënyrave paqësore."

 


Lajme të ngjashme