Turkish Airlines (THY) fillon fluturimet Stamboll-Vankuver

Shoqëria ajrore turke “Turkish Airlines” (THY) realizoi fluturimin e parë për ne qytetin Vankuver të Kanadasë.

1632620
Turkish Airlines (THY) fillon fluturimet Stamboll-Vankuver

Me fluturimin numër TK075 avioni i THY-së zbriti në aeroportin ndërkombëtar të Vankuverit, pikëmbërritja e tretë në Kanada pas Torontos dhe Montrealit.

Avioni i THY-së u ul në aeroport në orën 16.17 me orën lokale dhe me 167 pasagjerë në bord. Në aeroport avioni u prit nga Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Vankuver, Mehmet Taylan Tokmak dhe drejtori i THY-së në Toronto, Zafer Bölükbaşı.

Në kundërshtim me fluturimet e para që janë kryer më parë, për këtë fluturim të THY-së në Vankuver nuk u organizua ceremoni në aeroport për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19).

Me fillimin e fluturimeve Stamboll-Vankuver është rritur në 15 numri i destinacioneve të THY-së në Amerikën Veriore.

Sot THY realizon fluturime në gjithsej 319 pikëmbërritje në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

 


Lajme të ngjashme