Delegacioni turk vazhdon kontaktet në Tripoli

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare (MSB) Hulusi Akar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke Gjeneralarmate Yaşar Güler dhe Kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar Hakan Fidan ndodhen në Tripoli.

1633148
Delegacioni turk vazhdon kontaktet në Tripoli
Milli Savunma Bakanı Hulusi Akar Trablus Libya Ziyaret.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare (MSB) Hulusi Akar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke Gjeneralarmate Yaşar Güler dhe Kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar Hakan Fidan ndodhen në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.

Në postimin që ka bërë në Twitter ministri Çavuşoğlu shkruan: “Jemi në Tripoli për të treguar mbështetjen tonë ndaj vendit vëlla të Libisë, për të zhvilluar partneritetin tonë strategjik dhe për të biseduar për marrëdhëniet dypalëshe”.

Kurse një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njofton se ministri Akar është pritur në aeroportin Mitiga të Tripolit nga Ambasadori i Turqisë në Tripoli Kenan Yılmaz dhe bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Yaşar Güler kanë vizituar Komandën e Taskforcës turke në Libi.

Këtu Akar është pritur nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Libisë Gjeneralarmate Muhammed al-Haddad, Komandanti i Rajonit Perëndimor Gjeneleralmajor Usame Xhuvejli dhe Komandanti i Rajonit të Tripolit, Gjeneralmajor Abdulkadir Mervan.

Ministri Akar pati një takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, Gjeneralarmate Muhammed al-Haddad.

 


Lajme të ngjashme