Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (3 maj), raportohen 24.733 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 24.733 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 347 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1633244
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (3 maj), raportohen 24.733 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 347 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 41.191.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 2.424.328 pasi 5.856 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 4 milionë e 515 mijë e 819 pacientësh, nga të cilët 35.438 nga e dielë në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.438 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 243.648 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 47 milionë e 987 mijë e 986”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme