Mesazhi i Presidentit Erdogan për 1 Majin

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 1 Majit, Dita e Punës dhe Solidaritetit, ku thotë se ata do të vazhdojnë të punojë për rritjen e nivelit të mirëqenies për çdo qytetar të Turqisë.

1631908
Mesazhi i Presidentit Erdogan për 1 Majin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) publikoi një mesazh me rastin e 1 Majit, Dita e Punës dhe Solidaritetit.

"Unë i përgëzoj për 1 Majin, Ditën e Punës dhe Solidaritetit, të gjithë vëllezërit e mi punëtorë e punëtore, që ndërsa punojnë duke derdhur djersën e ballit, e bëjnë vendin tonë të rritet më shumë. Me vetëdijen se një nga aspektet që qytetarët të shikojnë me besim dhe shpresë drejt së ardhmes është vendosja e drejtësisë në lidhje me punën, ne jemi përpjekur që në çdo fazë të politikave të zbatuara deri më sot për zhvillimin ekonomik të mbrojmë të drejtat dhe interesat e punëtorëve duke vepruar me qasje njerëzore”, shkruan Erdoan në mesazhin e tij.

Ne kemi ndërmarrë dhe vazhdojmë të marrim hapa shumë të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të kushteve për të gjithë punëtorët, duke siguruar që ata të marrin kompensimin më të mirë të merituar dhe duke krijuar një vend pune dinjitoz. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të rritur nivelin e prosperitetit të secilit prej qytetarëve tanë dhe për të rritur punësimin në Turqinë tonë që po rritet dhe forcohet. Shpresoj që 1 Maji, Dita e Punës dhe Solidaritetit, të jetë një rast që të ndodhin përmirësime në të gjitha fushat, nga shpërblimi deri tek të drejtat sociale për punëtorët tanë, vijon mesazhi i Presidentit Erdoan.



Lajme të ngjashme