Egje - Shpëtohen 56 emigrantë të braktisur nga Roja Bregdetare Greke

Afër brigjeve të qytezës Ayvacık janë shpëtuar 56 emigrantë të parregullt të braktisur në ujërat territoriale turke nga njësitë greke.

1631872
Egje - Shpëtohen 56 emigrantë të braktisur nga Roja Bregdetare Greke

Në nënprefekturën Ayvacık të Çanakalasë janë shpëtuar 56 migrantë të parregullt të shtyrë nga njësitë e Rojës Bregdetare Greke në ujërat territoriale turke.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke zbuluan një grup migrantësh të parregullt në një gomone në det të hapur afër Kepit Kadırga.

Sipas përcaktimeve 56 migrantët e parregullt ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare Greke.

Pas identifikimit dhe procedurave të rastit emigrantët iu dorëzuan Qendrës së Riatdhesimit të Shtetasve të Huaj në Ayvacık.

 


Lajme të ngjashme