Erdogan: Qiproja greke nuk u soll aspak drejt

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me bisedimet për Qipron në Gjenevë tha: “Nuk kam besim dhe siguri tek Qiproja greke, Ata nuk janë sjellë kurrë të drejtë.”

1631579
Erdogan: Qiproja greke nuk u soll aspak drejt

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me bisedimet për Qipron në Gjenevë tha: “Nuk kam besim dhe siguri tek Qiproja greke, Ata nuk janë sjellë kurrë të drejtë.”

Në deklaratën e bërë në Stamboll, Erdogan tha: “Tani bisedimet janë shtyrë 2-3 muaj më vonë dhe përsëri nuk mendoj se do të ketë një rezultat për shkak se ata nuk janë të sinqertë. Ata gënjyen, mashtruan dhe ata nuk e respektuan referendumin e bërë në lidhje me këtë. Ata janë duke bërë të njëjtat gjëra tani. Ata do të shohin ndershmëri nga ne kur veprojnë me ndershmëri. Nëse nuk veprojnë me ndershmëri, ne nuk mund të arrijmë një marrëveshje."

Kurse në lidhje me procesin e vaksinimit kundër koronavirusit në Turqi, Erdogan tha: "Unë nuk e pranoj që do të kemi ndonjë vështirësi në furnizimin me vaksina. Kemi mjaft vaksina. Shpresojmë të vijë dhe do të vijë vaksina Sputnik V si rezultat i negociatave tona me Rusinë."

Në lidhje me furnizimin me vaksinat Biontech, Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha: “Biontech, Gjermania e ka premtuar. Shpresoj se edhe ato do të vijnë.”

Kurse për punimet në lidhje me vaksinën vendore, kreu i qeverisë turke tha: "Unë besoj se do të jetë një situatë e jashtëzakonshme. Universitetet tona dhe disa kompani farmaceutike aktualisht po punojnë intensivisht për vaksinat vendore. Unë po flas në bazë të premtimit të tyre dhe besoj se ata do të fillojnë prodhimin ashtu andej nga shtatori-tetori."

 


Lajme të ngjashme