Akar: Forcat e Armatosura Turke kanë epërsi operacionale

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare theksoi se Ushtria Turke tashmë zotëron avantazhet dhe epërsinë operacionale të siguruara nga teknologjia e lartë që pak ushtri në botë mund të arrijnë ta kenë.

1631331
Akar: Forcat e Armatosura Turke kanë epërsi operacionale

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Forcat e Armatosura Turke (TSK) zotërojnë sot avantazhe dhe epërsi operacionale të siguruara nga teknologjia e lartë, që pak ushtri në botë mund t’i kenë.

Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të uzinës së prodhimit të materialeve energjetike dhe hedhjen në treg të produkteve të para të kësaj uzine, organizuar në Fabrikën e Raketave dhe Eksplozivëve “Barutsan” të Korporatës së Industrisë Kimike dhe Mekanike (MKEK), ministri Akar theksoi se me një sakrificë dhe heroizëm të madh Forcat e Armatosura Turke (TSK) po bëjnë përpjekje intensive dhe efektive si asnjëherë më parë në përputhje me direktivat e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për të mbrojtur të drejtat e Turqisë dhe të miqve dhe vëllezërve të saj brenda vendit, në veri të Sirisë dhe Irakut, në Qipro, në Azerbajxhan, në Libi, në Mesdheun Lindor në shumë gjeografi të tjera, si dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal e global.

Ministri Akar vuri në dukje se në sukseset e arritura në të gjitha këto aktivitete një rëndësi të madhe kanë edhe armët, mjetet dhe pajisjet e luftës që janë zhvilluar e prodhuar me teknologji të lartë nga industria kombëtare e mbrojtjes, e cila ka shënuar përparime të mëdha nën udhëheqjen e Presidentit Erdoan.

"Ushtria Turke tashmë ka avantazhet dhe epërsinë operacionale të siguruar nga teknologjia e lartë që pak ushtri në botë mund të arrijnë ta kenë. Ruajtja e këtyre arritjeve duke i optimizuar sistemet tona për të rritur edhe më shumë cilësitë e ushtrisë tonë, për ta bërë atë më efektive, dekurajuese dhe të respektueshme, zotërimi i teknologjisë superiore nuk është më një preferencë, por është kthyer në një domosdoshmëri", shtoi ai.

Në këtë kuadër, me mbështetjen dhe stimulimet e Presidentit Erdoan është bërë një përparim i dukshëm në pothuajse të gjitha fushat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, tha ministri Akar.

 


Lajme të ngjashme