Operacionet antiterror: Neutralizohen 7 terroristë të PKK-së

Forcat turke neutralizuan 4 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK në operacionin “Kthetra-Rrufeja”, që vazhdon në veri të Irakut.

1629341

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëhet e ditur se operacionet “Kthetra-Rrufeja” dhe “Kthetra-Vetëtima” në veri të Irakut, vazhdon sipas planifikimit.

Në deklaratë bëhet e ditur se u mor haku i dëshmorëve që ranë gjatë operacionit “Kthetra-Rrufeja” në rajonin Avashin-Basyan.

Në deklaratë u raportua gjithashtu se 3 terroristë të PKK, të cilët ishin fshehur në një shpellë, u neutralizuan në një operacion ajror në “Kthetra-Rrufeja”.

Bëhet e ditur se në operacionet “Kthetra-Rrufeja” dhe “Kthetra-Vetëtima” në veri të Irakut, numri i terroristëve të neutralizuar arriti në 37.

Lajme të ngjashme