Turqia do të reagojë ndaj deklaratave të Biden

Turqia do t'u përgjigjet gjatë muajve të ardhshëm deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, i cili i specifikoi si “gjenocid” ngjarjet e 1915-s, i tha të dielën zëdhënësi i Presidencës, Ihrabim Kalın agjencisë “Reuters”.

1628232
Turqia do të reagojë ndaj deklaratave të Biden
SUPER İbrahim Kalın 03.jpg

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın dha një reportazh për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

 

Kjo deklaratë e tmerrshme e Joe Biden është një deklaratë shumë e pafat dhe e padrejtë. Ne e kundërshtojmë, e dënojmë plotësisht atë. Deklarata nuk mbështetet as në fakte historike. Ajo nuk ka një bazë ligjore”,- tha zëdhënësi Kalın për “Reuters”.

"Do të ketë një reagim të formave dhe llojeve e niveleve të ndryshme në ditët dhe muajt e ardhshëm", shtoi ai.

Deklarata është njëherësh një deklaratë e papërgjegjshme edhe në aspektin politik,- u shpreh Kalın dhe shtoi:

“Nëse e shikojmë në aspektin politik, kjo është një deklaratë e papërgjegjshme dhe jokonstruktive. Deklarata nuk do të kontribuojë në asnjë proces, pjesë e të cilit është Turqia, përfshi këtu edhe nismat për normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë pas çlirimit të Karabakut (tetor 2020). Patjetër që deklarata do të ketë ndikim edhe në marrëdhëniet Turqi-ShBA”, theksoi Kalın.

Zëdhënësi i Presidencës rikujtoi edhe propozimin e bërë në vitin 2005 nga Presidenti Erdoan për shqyrtimin e kësaj çështjeje nga një komitet i përbashkët duke hapur arkivat.

Pala armene nuk iu përgjigj kësaj thirrjeje (të Erdoanit), pasi e di që një gjë e tillë do t'i bënte pretendimet e tyre të pabaza. Turqia do të vazhdojë t'i përgjigjet kësaj deklarate skandaloze,- tha ai.

 


Lajme të ngjashme