Ambasadori i ShBA-së në Ankara thërritet në Ministrinë e Jashtme

David Satterfield, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Ankara, u thirr në Ministrinë e Jashtme për shkak të deklaratës së Presidentit Joe Biden.

1627820
Ambasadori i ShBA-së në Ankara thërritet në Ministrinë e Jashtme

David Satterfield, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Ankara, u thirr në Ministrinë e Jashtme për shkak të deklaratës së Presidentit Joe Biden duke njohur ngjarjet e vitit 1915 si të ashtuquajtur gjenocid.

Ambasadori Satterfield u informua për reagimin e fortë të Turqisë ndaj deklaratës.

Ministria e Jashtme vuri në dukje se deklarata e Biden është e pavlefshme, ndërsa tha: "Ambasadori Satterfield është informuar për reagimin e fortë ndaj deklaratës. Ne e konsiderojmë këtë deklaratë si të papranueshme, e cila nuk ka asnjë bazë historike dhe ligjore, e hedhim poshtë plotësisht dhe e dënojmë atë në mënyrë më të fortë."

Satterfieldit gjithashtu iu komunikua se deklarata e Biden është e pavlefshme sipas ligjit ndërkombëtar, ka lënduar thellë popullin turk dhe ka shkaktuar një plagë të pariparueshme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

 


Lajme të ngjashme