MPJ e Turqisë: Nuk do të harrojmë diplomatët turq të martirizuar nga terrorizmi armen

Ministria e Punëve të Jashtme bëri një postim me video dhe me emra e diplomatëve turq që kanë rënë dëshmorë në sulmet e terrorit armen.

1627413
MPJ e Turqisë: Nuk do të harrojmë diplomatët turq të martirizuar nga terrorizmi armen

Ministria e Punëve të Jashtme, duke bërë një postim me video dhe me emra e diplomatëve turq që kanë rënë dëshmorë në sulmet e terrorit armen, bëri një deklaratë duke shkruar: “Ne nuk i kemi harruar kolegët tanë që u martirizuan nga terrorizmi armen, nuk do t'i harrojmë kurrë. Le të prehen në paqe, ne nuk do t'i nënshtrohemi asnjë gënjeshtre dhe presioni."

“Ata që bëjnë shtrembërime politike kundër fakteve historike për ngjarjet e vitit 1915 as nuk mund t'i bëjnë njerëzit të pranojnë të ashtuquajturat shpifje të gjenocidit dhe as të na bëjnë të harrojmë terrorin ASALA. Gënjeshtrat jo vetëm që shtrembërojnë historinë, por marrin edhe jetë të pafajshme. Ne nuk i kemi harruar kolegët tanë që u martirizuan nga terrorizmi armen, nuk do t'i harrojmë kurrë. Le të prehen në paqe, ne nuk do t'i nënshtrohemi asnjë gënjeshtre dhe presioni", shkruhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme