Droni Sulmues Bayraktar AKINCI godet në shënjestër me municionet inteligjente kombëtare

Droni Sulmues pa Pilot Bayraktar AKINCI (TIHA), të cilin Industria e Mbrojtjes së Turqisë e prodhon me mundësitë e saj vendore e kombëtare, qëlloi në shënjestër objektivin me municionin inteligjent të prodhuar gjithashtu me mundësitë kombëtare.

1627002

Bayraktar AKINCI që ka realizuar me sukses shumë teste edhe më parë, u ngrit në ajër për herë të parë me 1 municion inteligjent “MAM-C”, 1 “MAM-L” dhe "MAM-T", të cilat i përdori për herë të parë.

Gjatë testimit në Qendrën e Fluturimit dhe Trajnimit të Akinci në Komandën e Bazës Ajrore në nënprefekturën Çorlu të rrethit Tekirdag, të udhëhequr nga Selçuk Bayraktar, drejtor teknik i kompanisë “Baykar Makina” që prodhon dronët e Turqisë, AKINCI TIHA qëlloi me sukses në shënjestër objektivin me të tre municionet e testimit me anë të shënjestrës me laser.

Testi i parë i gjuajtjes së Bayraktar Akıncı TIHA ishte një risi për sa i përket municioneve të zhvilluara.

MAM-T, anëtari i ri i familjes MAM (Mini Municion Inteligjent), i zhvilluar në mënyrë kombëtare nga Roketsan, u përdor për herë të parë në këtë test.

Lajme të ngjashme