Turqia përshpejton projektin e Avionit Luftarak Kombëtar pa Pilot

Selçuk Bayraktar, drejtor teknik i kompanisë “Baykar Makina” që prodhon dronët e Turqisë, njoftoi se kohët e fundit kanë përshpejtuar gjithashtu projektin e Avionit Luftarak Kombëtar pa Pilot.

1626578
Turqia përshpejton projektin e Avionit Luftarak Kombëtar pa Pilot
Selçuk Bayraktar, Muharip İnsansız Uçak Sistemi (MİUS).jpg

Selçuk Bayraktar, drejtor teknik i kompanisë “Baykar Makina” që prodhon mjetet ajrore pa pilot të Turqisë, njoftoi se kanë përshpejtuar gjithashtu projektin e Avionit Luftarak Kombëtar pa Pilot dhe se objektivi i tyre është të realizojnë fluturimin e parë të prototipit të kësaj platforme në vitin 2023.

“Puna jonë drejt avionëve luftarakë pa pilot të pajisur me inteligjencë artificiale dhe me kosto më të ulët, të cilët do të jenë një fuqi që ndryshon lojën në të ardhmen, drejt përdorimit në tufë dhe hapësirave të përdorimit inteligjent të këtyre sistemeve me autonomi të zhvilluar, mund të na rendisë neve mes vendeve lidere botërore edhe në këtë fushë, sikurse ndodhi në platformat tona të dronëve luftarakë dhe joluftarakë”, deklaroi ai përmes medias sociale.

Bayraktar theksoi se kohët e fundit kanë përshpejtuar gjithashtu projektin e Avionit Luftarak Kombëtar pa Pilot.

“Objektivi ynë është që të bëjmë fluturimin e parë të prototipit të kësaj platforme në vitin 2023. Këshilla ime për të rinjtë tanë dhe sipërmarrësit e rinj që duan të punojnë në këtë fushë, është që të orientohen sidomos drejt hapësirave që janë teknologjitë më kritike të platformave pa pilot. Ne duhet të përgatitemi që sot për garat e së ardhmes dhe të synojmë për t'u bërë liderë atje ku bota po shkon”, vlerësoi mes të tjerash drejtori teknik i “Baykar Makina”.



Lajme të ngjashme