Turqi – Regjistrohen 61.967 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 61.967 raste të reja me koronavirusin e ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërkohë që 362 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1625943
Turqi – Regjistrohen 61.967 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 362 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 36.975.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 4.446.591”, theksoi Ministria duke shtuar se 61.967 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se 2.932 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 3.844.342 pacientësh, prej të cilëve 52.213 nga e martë në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.398 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 318.839 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 44.728.595”, sqaroi ajo.

 


Lajme të ngjashme