Ndryshime në Kabinetin Presidencial në Turqi

Ndryshimet në Kabinetin Presidencial janë publikuar në Fletoren Zyrtare dhe numri i ministrive është rritur në 17.

1625275
Ndryshime në Kabinetin Presidencial në Turqi

Në Kabinetin Presidencial kanë ndodhur ndryshime.

Me Dekretligjin e Presidencës që është publikuar në Fletoren Zyrtare të vendit në vend të ministres së Tregtisë, Ruhsar Pekcan është emëruar Mehmet Muş.

Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale është ndarë në dy ministri me emrat: Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale dhe Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore.

Me ndarjen e ministrisë në dy ministri ka marrë fund edhe detyra e ministres Zehra Zümrüt Selçuk.

Në krye të Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale është sjellë Derya Yanık, kurse Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore do të drejtohet nga Vedat Bilgin.

Kështu numri i ministrive në Kabinetin Presidencial është rritur në 17 nga 16 që ka qenë deri tani.



Lajme të ngjashme