Erdogan: Miqësisë Turqi-Shqipëri sot iu shtua edhe një hallkë e re

Jam i bindur që sot i kemi shtuar edhe një hallkë tjetër miqësisë rrënjose dhe shumëdimensionale Turqi-Shqipëri, tha Presidenti Erdoan në fjalën që mbajti në ceremoninë e inaugurimit të Spitalit Rajonal Memorial të Fierit.

1625879
Erdogan: Miqësisë Turqi-Shqipëri sot iu shtua edhe një hallkë e re
Arnavutluk_Spitali Rajonal Memorial_7.jpg

Të mërkurën pasdite Presidenti Rexhep Tajip Erdoğan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë me një lidhje direkte nga zyra e tij në Ankara në ceremoninë e organizuar në Fier me rastin e hapjes së Spitalit të Miqësisë Turqi-Shqipëri.

Faleminderit Zotit që marrëdhëniet Turqi-Shqipëri po zhvillohen e thellohen çdo ditë me fuqinë që marrin nga kultura dhe historia e përbashkët,- tha Presidenti Erdoan dhe shtoi se Turqia për më shumë se 30 vite ka dhënë mbështetje të çdo lloji për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, duke përmbushur atë që kërkon vëllazëria jonë.

Ne u gjendëm pranë popullit shqiptar me të gjitha mundësitë tona, si pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit 2019, ashtu edhe në luftën kundër epidemisë së koronavirusit.

Presidenti Erdoan tha se banesat që po ndërtohen në Laç do të përfundojnë deri në gusht dhe do t’u dorëzohen personave në nevojë.

Me rastin e vizitës që Zoti Rama realizoi në Turqi në muajin janar ne zyrtarizuam partneritetin tonë strategjik duke e çuar edhe një hap më përpara lidhjen miqësore dhe vëllazërore mes vendeve tona, e vijoi fjalën e tij udhëheqësi turk.

Gjithashtu gatë kësaj vizite ne deklaruam vendimin tonë për të ndërtuar në Shqipëri një spital me 150 shtretër brenda 3 muajve.

Falënderoj Zoti që sot po përjetojmë krenarinë e mbajtjes së fjalës që u kemi dhënë vëllezërve shqiptarë.

Ndërtimin e spitalit ne e përfunduam në një kohë të shkurtër, në më pak se tre muaj dhe e pajisëm dhe mobiluam atë me pajisjet më moderne mjekësore.

Spitali ynë i Miqësisë në Fier, i cili ka kushtuar 70 milionë euro ka një sipërfaqe totale prej 17 mijë e 425 metra katrorë, nga të cilat 50 mijë metra katrorë janë sipërfaqe e mbyllur. Spitali është gati për t’u shërbyer vëllezërve tanë shqiptarë me 6 salla operacioni, 6 poliklinika, 20 njësi të kujdesit intensiv dhe 130 shtretër shërbimi,- tha Presidenti Erdoan duke shtuar se në spital do të punojë krah për krah një staf mjekësor prej 387 vetësh, nga të cilët 56 do të jenë turq dhe 331 shqiptarë. Madje ekipi i parë turk prej 5 vetë e ka nisur punën që të martën në këtë spital.

Turqia përpiqet për paqen, qetësinë, stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë Ballkanit

Ne bëjmë përpjekje për paqen, qetësinë, stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë Ballkanit, veçanërisht të Shqipërisë, nënvizoi Presidenti Erdoan më tej në fjalën e tij.

Ndërsa ata që e shikojnë Turqinë si një kërcënim ose si rival, bëjnë një gabim të madhe duke vepruar vetëm e përvetëm në themel të interesave të tyre, shtoi ai.

Besoj se sot ne i kemi shtuar edhe një hallkë të re miqësisë rrënjësore dhe shumëdimensionale Turqi-Shqipëri,- u shpreh Erdoan dhe i uroi suksese të gjithë personelit që do të punojë në Spitalin e Miqësisë Turqi-Shqipëri i Fierit, i cili do të jetë një simbol i ri i solidaritetit mes vendeve tona.



Lajme të ngjashme