Çavusoglu: Turqia do të vazhdojë t'i përmbahet Konventës së Montrësë me transparencë dhe paanësi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të mërkurën se Turqia do të vazhdojë t'i përmbahet me transparencë dhe paanësi Konventës së Monstrësë, e cila përcakton regjimin mbi ngushticat e Stambollit dhe Çanakalasë.

1625895
Çavusoglu: Turqia do të vazhdojë t'i përmbahet Konventës së Montrësë me transparencë dhe paanësi

“Në shekullin e kaluar, Deti i Zi nuk ishte kurrë një det i konfrontimit ushtarak, madje as gjatë Luftës II Botërore”, tha Mevlut Çavusoglu gjatë një uebinari të organizuar nga tri grupe studimore ndërkombëtare.

“Arsyeja kryesore pas kësaj është ekuilibri delikat, i vendosur nga Konventa e Montrësë. Ne do të vazhdojmë ta zbatojmë atë në mënyrë transparente dhe të paanshme, siç kemi bërë që nga viti 1936”, shtoi ai duke iu referuar datës së themelimit të paktit në fjalë.

Pasi rikujtoi konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në Karabakun Malor, i cili u ndez vjeshtën e kaluar duke treguar “se nuk ka konflikte të ngrira”, shefi i diplomacisë turke nënvizoi se konfliktet dhe krizat gjithashtu tregojnë rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Detit të Zi.

Konventa e Montrësë u nënshkrua në vitin 1936 duke i dhënë Turqisë kontrollin mbi ngushticat e saj dhe autoritetin për të rregulluar transitin detar të luftanijeve.

Çavusoglu argumentoi, megjithatë, se kjo konventë e vetme nuk është e mjaftueshme për të mbajtur stabilitetin, pasi provokimet duhet të shmangen dhe palët duhet të punojnë shumë për të siguruar që “diplomacia dhe dialogu të mbisundojnë”.

Duke prekur një takim trepalësh të ministrave të jashtëm të Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë, në plan të mbahet në Bukuresht këtë të enjte, Çavusoglu tha se 3 vendet aleate të NATO-s ndajnë qasje të ngjashme për të trajtuar sfidat me të cilat përballen rajoni dhe bota.

“Kufijtë tanë janë edhe kufij të NATO-s. Prandaj ne vendosëm të përdorim qasjet tona të përbashkëta, gjeografinë dhe ndjenjën e pronësisë si faktorë pozitivë të shtytjes”, u shpreh ai mes të tjerash.



Lajme të ngjashme