Ushtria turke vigjilente ndaj emigracionit të parregullt

Që nga fillimi i vitit, e deri më sot, në të gjitha operacionet në vijën kufitare, është penguar kalimi i parregullt i 113 mijë e 768 emigrantëve dhe janë kapur 103 terroristë, 48 prej të cilëve i përkisnin organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.

1625042

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, lufta efektive dhe vetëmohuese e ushtarit turk (Mehmetçik) në kufij vazhdon ditë e natë.

Gjatë periudhës midis 1 janarit dhe 18 prillit 2021, në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar kalimet e paligjshme, veçanërisht në kufijtë me Irakun, Iranin dhe Sirinë, është ndërhyrë ndaj 24 mijë e 56 incidenteve.

Si rrjedhojë janë kapur 49 mijë e 403 emigrantë të parregullt dhe u parandalua kalimi i paligjshëm i 113 mijë e 768 emigrantëve të parregullt.

Kurse në kuadër të operacioneve në kufij, 103 terroristë, 48 prej të cilëve ishin anëtarë të PKK/YPG, 32 anëtarë të FETO-s (Organizata Terroriste Gyleniste), 14 prej tyre të DAESH-it dhe 9 prej tyre nga HTS, u kapën nga forcat turke.

Ndërkaq në kufij, vazhdon me shpejti projekti i “Murit të sigurisë”.

Ndërkohë që në kufirin me Iranin është thurur një mur 147,4 kilometra i gjatë, vazhdojnë punimet për përfundimin e pjesës së mbetur prej 96 kilometrash.

Edhe në kufirin me Irakun do të ngrihet një mur 35 kilometra i gjatë.

Lajme të ngjashme