Një vaksinë tjetër vendore filloi me fazën e parë të testimit

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay njoftoi se edhe një vaksinë tjetër kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) e zhvilluar në Turqi do të fillojë me fazën 1-rë të testimit.

1624712

Fuat Oktay tha në një transmetim të drejtpërdrejtë në një kanal televiziv vendor në Yozgat se tashmë ekzistojnë 18 studime të vaksinave vendore kundër Covid-19, 7 prej të cilave janë premtuese.

Oktay njoftoi se 4 nga 7 vaksinat janë në fazën e zbatimit klinik.

Zëvendëspresidenti deklaroi se vaksina e zhvilluar nga profesori Aykut Ozdarendeli i Universitetit Erciyes të Kayserit së shpejti do të kalojë në fazën e 3-të të testimeve që është edhe faza e fundit e testimeve klinike.

"Ne kemi një lajm të mirë sot. Ne morëm lajmin se kandidati i vaksinës i zhvilluar nga prof. dr. Osman Erganiş nga Universiteti Selçuk ka përfunduar fazën e testimeve paraklinike dhe do të fillojë fazën 1-rë. Nëse jemi me fat, aplikimi i fazës së 1-rë do të fillojë të mërkurën", deklaroi Zëvendëspresidenti Oktay.

Lajme të ngjashme