Fatih Donmez: Anija e sondimit “Kanuni” fillon testimin e pusit “Turkali-2” në maj

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez, njoftoi të martën se testet e puseve “Tuna-1”, “Turkali-1” dhe “Turkali-2”, të shpuara nga anija e sondimit “Fatih”, do të kryhen nga simotra e saj “Kanuni”.

1625007
Fatih Donmez: Anija e sondimit “Kanuni” fillon testimin e pusit “Turkali-2” në maj

Ky njoftim i ministrit Donmez erdhi gjatë Takimit Vjetor mbi Teknologjitë Kombëtare në Industrinë e Naftës (PEMT-21), ku ai mori pjesë me videokonferencë.

“Zhvillimi dhe prodhimi vazhdon në Fushën Gazmbajtëse «Sakarya». «Kanuni» do të kryejë testet e puseve «Tuna-1», «Turkali-1» dhe «Turkali-2» të shpuara nga «Fatih»”, deklaroi ai.

“Testimi i puseve do të nisë nga «Turkali-2». Në dashtë Zoti, ne kemi në plan që këto teste t'i fillojmë brenda majit. Nga ana tjetër, në 3 vitet e fundit kemi prodhuar me kapacitete vendase 93 pajisje në lidhje me naftën dhe gazin natyror. Buxheti i pajisjeve që kemi kombëtarizuar, arriti në 186,5 milionë lira”, shtoi Fatih Donmez.



Lajme të ngjashme