Turqia ngushëllon Egjiptin për viktimat në aksidentin hekurudhor

Turqia ka publikuar një mesazh ngushëllimi me rastin e aksidentit hekurudhor që ndodhi në fundjavë në qytetin Toukh të Egjiptit.

1623786
Turqia ngushëllon Egjiptin për viktimat në aksidentin hekurudhor

Turqia ka publikuar një mesazh ngushëllimi me rastin e aksidentit hekurudhor që ndodhi në fundjavë në qytetin Toukh të Egjiptit.

Ne e kemi marrë me pikëllim të thellë lajmin se të paktën 11 persona humbën jetën dhe shumë u plagosën në një aksident treni sot (18 prill) në qytetin Tuh (Toukh), provinca Kaljubije (Qalioubiya) të Egjiptit, thuhet në komunikatën e shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ne dëshirojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në aksident, shërim të shpejtë për të plagosurit dhe u shprehim ngushëllimet tona popullit mik dhe vëlla të Egjiptit, si dhe familjeve e të afërmeve të të ndjerëve, thuhet më tej në komunikatën e Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit kishte raportuar se në aksidentin që kishte bërë në qytetin Tuh treni që bënte linjën Kajro-Mansura kishin humbur jetën 11 njerëz dhe ishin plagosur 98 të tjerë.



Lajme të ngjashme