Turqia dhe Greqia do t'i vazhdojnë takimet teknike në NATO

Turqia dhe Greqia kanë rëndë dakord për të mbajtur raundin e katërt të takimeve për "masat e ndërtimit të besimit".

1624283
Turqia dhe Greqia do t'i vazhdojnë takimet teknike në NATO

"Ministritë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë dhe Greqisë kanë rënë dakord për të mbajtur raundin e katër të takimeve lidhur me masat për ndërtimin e besimit. Data e takimit të planifikuar dhe detaje të tjera do të përcaktohen së shpejti”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë (MSB).

Vendimi për mbajtjen e takimeve teknike, ku diskutohet për masat e ndërtimit të besimit, u mor dhe u bë realitet pas bisedës midis Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në fund të takimit të mbajtur më 2 tetor 2020 në selinë e NATO-s në Bruksel u tha se mes palëve ishte arritur mirëkuptimi i përbashkët mbi "parimet e përgjithshme".

 


Lajme të ngjashme