Forcat Ajrore Turke neutralizuan 9 terroristë në veri të Irakut

Forcat Ajrore Turke goditën objektet e organizatës terroriste PKK në rajonin Metina në veri të Irakut dhe neutralizuan 9 terroristë.

1623953
Forcat Ajrore Turke neutralizuan 9 terroristë në veri të Irakut

Me një operacion ajror që është kryer në zonën Metina në veri të Irakut janë neutralizuar 9 terroristë të PKK-së.

Njoftimi është bërë të hënën nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) përmes një postimi në llogarinë e saj në «Twitter».

“Terroristët vazhdojmë t’i ndjekim dhe godasim edhe në strofullat e tyre. Nëntë terroristë, vendndodhja e të cilëve u përcaktua me mjete zbulimi dhe vëzhgimi në zonën Metina në veri të Irakut, u neutralizuan me operacionin e suksesshëm të Forcave tona Ajrore. Operacionet në rajon do të vazhdojnë me vendosmëri",- thotë ministria turke e mbrojtjes në këtë deklaratë.

Ndërkaq në një operacion që është kryer kundër organizatës separatiste terroriste PKK/KCK në një depo në qytezën Tatvan të Bitlisit janë gjetur dhe sekuestruar llokume dinamiti të llojit TNT dhe materiale jetese, ka njoftuar Prefektura.

Me urdhër të Prokurorisë së Tatvanit, nga materialet e gjetura ato që ishin në cilësinë e provës materiale janë marrë në ruajtje, kurse materialet e tjera janë asgjësuar në vend. Gjithashtu depoja ku u gjetën materialet është bërë e papërdorshme, thuhet më tej në komunikatën e Prefekturës.

 


Lajme të ngjashme