Ministri Varank vullnetar për testimin e vaksinës vendore me grimca të ngjashme me virusin (VLP)

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank doli vullnetar për provat e para njerëzore të kandidatit të vaksinës bazuar në grimca të ngjashme me virusin (VLP).

1623373
Ministri Varank vullnetar për testimin e vaksinës vendore me grimca të ngjashme me virusin (VLP)

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank doli vullnetar për provat e para njerëzore të kandidatit të vaksinës bazuar në grimca të ngjashme me virusin (VLP), e cila u zhvillua kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe konsiderohet si një nga metodat më inovative të vaksinave.

Mustafa Varank u vaksinua gjatë fazës 1 të provave njerëzore të vaksinës së bazuar në grimca të ngjashme me virusin (VLP), e cila aktualisht është duke u zhvilluar në Spitalin Onkologjik të Ankarasë.

Pasi u vaksinua ministri Varank tha se VLP është teknologjia më inovative e vaksinës në Turqi dhe botë dhe se dizajni dhe modeli i saj mund të ndryshohen për mutacione të reja sepse kjo është një teknologji e re.

Ministri theksoi se rezultatet e vaksinës vendore do të jenë gjithashtu shumë të ndryshme dhe më efektive se ato aktuale në botë.

Faza e 2-të e testimit të vaksinës do të fillojë më 4 maj.

 


Lajme të ngjashme