Dronët e armatosur turq TB-2 më të mirët në botë në kategorinë e tyre

Selçuk Bayraktar, drejtori teknik i kompanisë “Baykar”, e cila prodhon dronë të armatosur dhe të paarmatosur, deklaroi se dronët e armatosur “TB-2” janë avionët robotë më të mirë në botë në kategorinë e tyre.

1623409

Selçuk Bayraktar këtë deklaratë e postoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Bayraktar deklaroi se dronët e armatosur TB-2 të dizajnuara dhe të koduara nga inxhinierët turq përbëhen nga më shumë se 40 kompjuterë dhe vuri në dukje se dronët në fjalë vendosën një rekord në krahasim me dronët të tjerë në botë me një normë të prodhimit të brendshëm prej 93%.

Ai vuri në dukje se të gjithë përbërësit kritikë janë prodhim kombëtarë dhe modeli origjinal është punë e inxhinierëve turq.

Selçuk Bayraktar gjithashtu theksoi se dronët TB-2, të cilët kanë një sistem rezervë kontrollit të fluturimi dhe navigimit, janë më të mirët në kategorinë e tyre.

Lajme të ngjashme