Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (18 prill), raportohen 55.802 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 55.802 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 318 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1623607
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (18 prill), raportohen 55.802 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 318 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 35.926.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 4.268.447 pasi 55.802 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 3 milionë e 687 mijë e 590 pacientësh, nga të cilët 43.856 nga e shtunë në të diel, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.275 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 301.243 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 43 milionë e 768 mijë e 759”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme