Altun: Racistët evropian dhunë kundër myslimanëve e fshehin prapa “demokracisë” dhe “lirisë”

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun deklaroi se racistët evropianë nxisin dhunë kundër myslimanëve duke u fshehur pas koncepteve të tilla si liria dhe demokracia.

1623397

"Le ta shuajmë këtë zjarr të urrejtjes që ata po ushqejnë me mesazhin e paqes së islamit," bëri thirrje Altun.

Ai bëri një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale në lidhje me retorikën dhe veprimet raciste kundër islamit dhe vendeve të shenjta islame.

"Racistët evropianë fshihen pas koncepteve të tilla si ‘liria’ dhe ‘demokracia’ dhe nxisin dhunë kundër myslimanëve. Edhe ata para tyre nuk treguan ndonjë butësi e as këta nuk tregojnë. Le ta shuajmë këtë zjarr urrejtje me mesazhin e paqes së islamit. Gëzuar Ramazanin ", tha ai.

Postimi përfshinte gjithashtu një video të prodhuar nga Drejtoria e Komunikimeve, e cila përfshinte deklarata raciste nga politikanë evropianë të ekstremit të djathtë për islamin, Kuranin dhe myslimanët.

Në video thuhet se lëvizjet e ekstremit të djathtë janë një problem në rritje në Evropë dhe se kjo ideologji ushqehet me racizëm, islamofobi, ksenofobi dhe antisemitizëm.

Në video, ku thuhet se rritja e popullaritetit të ekstremit të djathtë në të gjithë Bashkimin Evropian (BE) është një zhvillim tejet shqetësues, vërehet se pas viteve të margjinalizimit, kjo lëvizje e frymëzuar nga urrejtja është bërë rrjedhë në shumë vende perëndimore.

Lajme të ngjashme