Turqi - Arrestohet i ashtuquajturi emiri i DAESH

Policia turke ndaloi 7 persona me nënshtetësi të huaj të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH, 2 prej të cilëve u arrestuan.

1623028
Turqi - Arrestohet i ashtuquajturi emiri i DAESH

Policia turke ndaloi 7 persona me nënshtetësi të huaj të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH, 2 prej të cilëve u arrestuan.

Ekipet e Departamentit të Antiterrorizmit dhe Inteligjencës në rrethin Adana kapën më 13 prill 7 të dyshuar, 4 prej të cilëveshtetas irakianë dhe 3 prej të cilëve shtetas sirianë me dyshimin se ata po vepronin në Siri dhe Irak për llogari të organizatës terroriste DAESH.

Abdulkerim Yusuf N. dhe Yezen El S, të cilët u dërguan në gjykatë, u arrestuan. Të dyshuarit e tjerë u lëshuan dhe u dërguan në Drejtorinë Rajonale të Emigracionit për t'u deportuar.

Deklarohet se Abdulkerim Yusuf N, i cili u arrestua, ishte i ashtuquajturi emiri i DAESH në qytetin irakian të Mosulit.



Lajme të ngjashme