Studimi në Izrael: Flota e Turqisë është flota më e fuqishme në Mesdheun Lindor

Në studim theksohet se flota turke ka ndryshuar pamjen dhe fuqinë e saj në 20 vitet e fundit dhe ky ndryshim është një fryt i strategjisë së hartuar detare.

1622956
Studimi në Izrael: Flota e Turqisë është flota më e fuqishme në Mesdheun Lindor

“Flota e Turqisë është flota më e fuqishme në Mesdheun Lindor.”

Kjo shprehje i përket Qendrës së Kërkimeve Politike dhe Strategjike të Universitetit “Haifa” në Izrael.

Studimi i bërë nga universiteti në fjalë u publikua në janar të këtij viti.

Në studim theksohet se flota turke ka ndryshuar pamjen dhe fuqinë e saj në 20 vitet e fundit dhe ky ndryshim është një fryt i strategjisë së hartuar detare.  

Një tjetër anë e rëndësishme e identifikuar në studim ishte në lidhje me fuqinë detare në rritje të Turqisë.

Në hulumtim u shpreh gjithashtu se Ankaraja do të forcojë flotën me 6 nëndetëse të përparuara brenda pak vitesh. Forcat Detare të Turqisë do të kenë 12 deri në 14 nëndetëse të përparuara dhe kështu që ky rast do ta ngrejë  Turqinë në një avantazh të madh.

Gjithashtu në studim bëhet e ditur se Forcat Detare Turke do të sigurojnë një aftësi të pashoqë mësymjeje të Turqisë në detin e Zi dhe Mesdheun Lindor.  

 



Lajme të ngjashme