Oktay reagon ndaj vendimit për kurset e Kuranit në RTQV

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) për kurset e Kuranit, tha: "Vendimi i marrë në këtë muaj të Ramazanit hidhëroi veçanërisht ndërgjegjen."

1623021

Nënpresidenti Fuat Oktay tha se në kuadër të direktivës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar dhe Kryeministrin Ersan Saner me të cilët u vlerësua ky vendim dhe rregullimet që mund të bëhen më pas.

Oktay rikujtoi se ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili ndodhet për një vizitë pune në këtë vend, vazhdon vlerësimet në lidhje me këtë temë.

"Duke siguruar mbikëqyrjen dhe kontrollin e nevojshëm, shteti duhet të sigurojë lirinë e fesë dhe ndërgjegjes për të gjithë", tha Oktay.

"Ashtu si Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë, që mund të sigurojë arsimim fetar nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e shtetit, kjo është e natyrshme edhe për Departamentin e Çështjeve Fetare në RTQV", u shpreh Oktay.

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay tha se përvetësojnë sigurimin e lirisë së fesë dhe ndërgjegjes në Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe do të ndjekin këtë çështje.

Lajme të ngjashme