Çavusoglu në takimin me Dendias: Turqia do të mbrojë të drejtat e saj dhe popullit turk të Qipros

Ministri Çavusoglu doli në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili zhvillon një vizitë në kryeqytetin Ankara.

1622225
Çavusoglu në takimin me Dendias: Turqia do të mbrojë të drejtat e saj dhe popullit turk të Qipros

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha: “Turqia është e aftë të mbrojë të drejtat e saj dhe popullit turk të Qipros”.

Ministri Çavusoglu doli në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili zhvillon një vizitë në kryeqytetin Ankara.

Ai bëri thirrje që në marrëdhëniet Turqi-Greqi të qëndrohet larg retorikave provokuese dhe fakteve të kryera (u tha u bë).

“Ne besojmë se problemet aktuale me Greqinë mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut konstruktiv”, tha Çavusoglu.

“Nëse turqit në Thrakën Perëndimore thonë jemi turq, ata janë turq. Këtë jeni të detyruar ta pranoni kështu”, tha ministri turk duke shtuar se jetesa në paqe e pakicave në të dyja vendet, do të pasqyrohet pozitivisht në marrëdhëniet ndşrmjet dy vendeve.

Duke bërë të ditur se gjithmonë janë për ndarjen me të drejtë në Mesdheun Lindor, shefi i diplomacisë turke tha: “Turqia është e aftë të mbrojë të drejtat e saj dhe popullit turk të Qipros”.

Ai bëri të ditur se me ministrin mysafir diskutuan në mënyrë të sinqertë edhe çështjen e luftës kundër terrorit dhe shtoi: “Veçanërisht në luftën kundër organizatave të tilla si FETO, PKK, DHKP-C presim një bashkëpunim efektiv”.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias tha se në ekonomi mund të krijojnë një agjendë pozitive me Turqinë.

Ai vuri në dukje se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Turqisë në Bashkimit Evropian (BE) dhe deklaroi se ata janë të gatshëm të shqyrtojnë çështje të tilla si liberalizimi i vizave.

Dendias para takimit kokë më kokë me ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu u prit në takim nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.  

 


Lajme të ngjashme