Roja Bregdetare turke shpëtoi 40 azilkërkues të prapësuar nga Roja Bregdetare greke

Në Balikesir dhe Mugla u shpëtuan 40 azilkërkues të prapësuar në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare greke.

1621624
Roja Bregdetare turke shpëtoi 40 azilkërkues të prapësuar nga Roja Bregdetare greke

Në Balikesir dhe Mugla u shpëtuan 40 azilkërkues të prapësuar në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare greke.

Në detin Egje, ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare të Turqisë, pasi u njoftua se një grup azilkërkuesish në gomone ndodheshin në det të hapur në nënprefekturën Ayvalik, shkuan menjëherë në rajon.

Azilkërkues që përpiqeshin të shkonin në ishullin Lesbos të Greqisë dhe ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare greke, u shpëtuan nga ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare të Turqisë dhe u dërguan në Qendrën e Komandës së Rojës Bregdetare në ishullin “Cunda”.

Ndërkaq, ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare të Turqisë, që mësuan se një grup azilkërkuesish në gomone ndodheshin, u vunë menjëherë në veprim dhe shkuan në vendodhjen e tyre në det të hapur pranë nënprefekturës Marmaris të rrethit Mugla.

Gjashtë azilkërkuesit e prapësuar në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare greke, u shpëtuan ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare të Turqisë.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme u shoqëruan për në Drejtorinë e Administrimit të Migracionit.

 

 


Lajme të ngjashme