Turqia dërgoi 150 mijë doza vaksinash antiCovid në Libi

Turqia, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), dërgoi 150 mijë doza vaksinash në Libi.

1621330
Turqia dërgoi 150 mijë doza vaksinash antiCovid në Libi

Turqia, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), dërgoi 150 mijë doza vaksinash në Libi. 

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) bëri të ditur se avioni që dërgon ndihma në Libi u ngrit nga aeroporti i Ankarasë.

“Një avion i Forcave Ajrore që dërgon në Libi vaksinat anticovid të përgatitura me direktivën e të nderuarit Presidentit Recep Tayyip Erdogan,  u nis nga Aeroporti i Etimesgutit në Ankara”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë.

Në fillim të kësaj jave, në takimin me Kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë Abdulhamid Dibeybe, Presidenti Recep Tayyip Erdogan kishte bërë të ditur se Turqia do të dërgonte 150 mijë vaksina antiCovid në Libi.



Lajme të ngjashme