Erdogan për Kanalin e Stambollit: Një projekt i rëndësishëm për pavarësinë dhe sovranitetin e plotë

"Me këtë projekt ne do t’i përfitojmë vendit një vepër që do të vendosë plotësisht pavarësinë tonë, sovranitetin tonë," tha Presidenti Erdoan të mërkurën në një aktivitet me të rinjtë në Ankara.

1621371
Erdogan për Kanalin e Stambollit: Një projekt i rëndësishëm për pavarësinë dhe sovranitetin e plotë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjeve të të rinjve në Bibliotekën “Millet” në kuadër të aktivitetit "Bashkëbisedimet e Bibliotekës".

Të rinjtë e pyetën Erdoanin se çfarë avantazhesh do t’i sjellë Turqisë Kanali i Stambollit dhe do të dalë apo jo Turqia nga Marrëveshja e Montrësë (marrëveshja ndërkombëtare që rregullon regjimin e ngushticave turke).

Duke deklaruar se Kanali i Stambollit nuk ka asnjë lidhje me [konventën] Montrënë, Presidenti Erdoan tha:

"Ky është një kanal me gjatësi 42-43 km. Me këtë kanal, ne do të lidhim detin e Zi me [detin e brendshëm] Marmaranë. Sidoqoftë, është në dorën tonë që të përcaktojmë se do të presin apo jo dhe sa kohë do të presin anijet që vijnë si nga ana e deti të Zi, ashtu edhe nga ana e Marmarasë [për të kaluar ngushticat turke]. Kjo nuk ka asnjë lidhje me Montrënë. Montrëja është një marrëveshje që është bërë për Ngushticën e Stambollit. Prandaj, këtu ne po i sjellim vendit një vepër, me të cilën do të vendosim pavarësinë tonë, sovranitetin tonë".

“Kanali i Stambollit do ta bëjë Turqinë shumë herë më të qetë, më të relaksuar. Stambolli do të ketë një pasuri shumë të madhe”,- tha Presidenti Erdoan, ndërsa shtoi se me realizimin e këtij projekti do të relaksohet ndjeshëm në aspektin ambientalist edhe Ngushtica e Stambollit.

 


Lajme të ngjashme