Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (14 prill), raportohen 62.797 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 62.797 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 279 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1621457
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (14 prill), raportohen 62.797 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 279 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 34.734.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 4.025.557 pasi 2.802 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 3 milionë e 480 mijë e 146 pacientësh, nga të cilët 55.413 nga e martë në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.018 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 310.420 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 42 milionë e 509 mijë e 905”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme