Varank priti në takim ministrat libianë Abu Heyse dhe Abdunnebi

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank zhvilloi takime të ndara bilaterale me ministrin libian të Industrisë dhe Minierave Ahmed Ali Abu Heyse dhe ministrin libian të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor Imran Mohammed Abdunnebi.

1619785
Varank priti në takim ministrat libianë Abu Heyse dhe Abdunnebi
varank2.jpeg

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank zhvilloi takime të ndara bilaterale me ministrin libian të Industrisë dhe Minierave Ahmed Ali Abu Heyse dhe ministrin libian të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor Imran Mohammed Abdunnebi.

Gjatë takimeve të realizuara në Ministri në kryeqytetin Ankara minsitri Varank priti fillimisht ministrin libian të Industrisë dhe Minierave Abu Heyse.

Në fjalën e tij, Varank vuri në dukje lidhjet historike midis dy vendeve dhe theksoi se Turqia do të qëndrojë gjithmonë pranë Libisë.

Duke vënë në dukje se Libia ka mundësi të rëndësishme për të bërë fillime të reja në integrimin në ekonominë globale, Varank tha: "Ne duhet ta sjellim potencialin e Libisë në një pikë, veçanërisht në fushën e industrisë, minierave dhe sipërmarrjes. Ne ministrat jemi ata që do ta bëjmë këtë, do të vazhdojmë të punojmë ngushtë."

Ministri mysafir Abu Heyse shprehu besim në Turqi dhe tha se ata duan të zhvillojnë më tej marrëdhënie të mira midis dy vendeve, veçanërisht në fushat e investimeve në industri dhe miniera.

Takimi dypalësh midis Varank dhe Abu Heyse vazhdoi prapa dyerve të mbyllura pa praninë e mediave.

Të dy ministrat diskutuan çështjet e industrisë dhe investimeve dhe përpjekjet për të përmirësuar mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit.

Varank më vonë priti ministrin libian të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor Imran Mohammed Abdunnebi, duke vënë në dukje se ata synojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me vendin vëlla Libinë.

Ai deklaroi se të dy vendet duan të punojnë së bashku, veçanërisht në fushën e arsimit të lartë dhe në aktivitete kërkimore dhe zhvillimore, dhe të bashkëpunojnë për të rritur kapacitetin e Libisë.

"Me zgjedhjet në fund të 2021, Libinë e pret një botë krejt tjetër. Ne duhet të zhbllokojmë potencialin e Libisë së bashku në epokën e re", deklaroi ministri Varank.

Ministri Abdunnebi gjithashtu shprehu falënderimet e tij për qeverinë turke dhe popullin turk, duke theksuar se takimi u mbajt në një kohë shumë të rëndësishme.

Ai theksoi se të dy vendet kanë pasur marrëdhënie të rëndësishme gjatë historisë dhe tha se gjithashtu mund të hartohen planet për çështje të reja bashkëpunimi.

Pas fjalimeve, takimi i Varank dhe Abdünnebi vazhdoi prapa dyerve të mbyllura.

 


Lajme të ngjashme