THY kryeson në Evropë me 779 fluturime në ditë

Sipas Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Trafikut Ajror (EUROCONTROL) kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines - THY) ka vazhduar të kryesojë në Evropë edhe gjatë javës 4-11 prill 2021.

1619621
THY kryeson në Evropë me 779 fluturime në ditë

Organizata Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) publikoi raportin e trafikut ajror për javën 4-11 prill 2021.

Sipas raportit të EUROCONTROL kompania “Turkish Airlines” ka lënë pas të gjithë rivalët e saj evropianë duke bërë mesatarisht 779 fluturime në ditë.

THY-ja pasohet në vend të dytë nga kompania “Lufthansa” me 384 fluturime mesatare në ditë.

Në vend të tretë të listës qëndron “Air France” me 374 fluturime mesatare ditore, në vendin e katërt ndodhet “RynAir” me 333 fluturime, në vend të 5-të renditet një kompani tjetër turke “Pegasus” me 299 fluturime, kurse në vend të 6-të është shoqëria ajrore “KLM Rolay Airline” me mesatarisht 289 fluturime në ditë.

Gjithnjë sipas raportit të EUROCONTROL mesatarja evropiane e numrit të fluturimeve është 35,7% në raport me të dhënat e periudhës para pandemisë (2019).

 


Lajme të ngjashme