Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu priti në takim homologun e tij libian Khalid et-Tijani Mazin

Ministri i Brendshëm Mazin, i cili ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri i Qeverisë së Bashkimit Kombëtar të Libisë Abdulhamid Dibeybe, i cili ndodhet në Turqi për kontakte zyrtare, vizitoi ministrin Soylu në Ministri në Ankara.

1619659
Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu priti në takim homologun e tij libian Khalid et-Tijani Mazin

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu u takua me homologun e tij libian Khalid et-Tijani Mazin.

Ministri i Brendshëm Mazin, i cili ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri i Qeverisë së Bashkimit Kombëtar të Libisë Abdulhamid Dibeybe, i cili ndodhet në Turqi për kontakte zyrtare, vizitoi ministrin Soylu në zyrën e tij në Ministri në kryeqytetin Ankara.

Soylu përgëzoi qeverinë e re në Libi dhe i uroi atyre sukses dhe tha se është i lumtur nga vizita e vëllezërve libianë në Turqi.

Ai shprehu bindjen se ky do të jetë do të jetë një takim shumë konstruktiv me hapa të forta drejt së ardhmes.

Ndërkaq ministri i Brendshëm libian Mazin nga ana e tij shprehu falënderimet për takimin, duke theksuar se miqësia midis Turqisë dhe Libisë bazohet në një të kaluar të gjatë.

Pas fotografimeve takimi vazhdoi prapa dyerve të mbyllura pa praninë e mediave.



Lajme të ngjashme