Çavusoglu bisedoi me homologun afgan për Konferencën e Stambollit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu pati një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Afganistanit, Hanif Atmar, njoftojnë burimet diplomatike.

1619578
Çavusoglu bisedoi me homologun afgan për Konferencën e Stambollit

Sipas informacionit të siguruar nga burime diplomatike, dy ministrat e jashtëm bisedë telefonike e realizuan të dielën.

Zhvillimet në lidhje me Konferencën e Stambollit u diskutuan në këtë komunikim telefonik.

Në koordinim me Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Katarin, Turqia po zhvillon bisedime me palët afgane mbi procesin e paqes në Afganistan.

Lidhur me Konferencën e Stambollit, Ministria e Jashtme e Turqisë po punon intensivisht duke u konsultuar me palët përkatëse për vendet që do të marrin pjesë në këtë konferencë, nivelin e përfaqësuesve dhe të pjesëmarrjes dhe pikat e agjendës.

Përveç homologëve të tij afgan dhe kataras, ministri i Jashtëm, Çavuşoğlu po zhvillon gjithashtu biseda telefonike edhe me zyrtarët e vendeve përkatëse.

Sipas burimeve diplomatike, bisedimet me palët afgane kryhen në transparencë të plotë dhe se një avantazh i rëndësishëm këtu është fakti që Turqia gëzon besimin e të dy palëve.



Lajme të ngjashme