Çifti Erdogan shtroi një darkë për çiftin Zelenskiy në Pallatin Huber në Stamboll

Çifti Erdogan u takuan për darkë me Presidentin ukrainas Vladimir Zelenskiy dhe gruan e tij Olena Zelenska, të cilët erdhën në Stamboll me rastin e takimit të 9-të të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Ukrainë.

1618831
Çifti Erdogan shtroi një darkë për çiftin Zelenskiy në Pallatin Huber në Stamboll

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe gruaja e tij Emine Erdogan u takuan për darkë me Presidentin ukrainas Vladimir Zelenskiy dhe gruan e tij Olena Zelenska, të cilët erdhën në Stamboll me rastin e takimit të 9-të të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Ukrainë (YDSK).

Në një postim të bërë në llogarinë e saj në Twitter Emine Erdogan shkruan: "Gjatë darkës së shtruar në Pallatin Huber në Stamboll ne patëm një bisedë të këndshme me Presidentin ukrainas Vladimir Zelenskiy dhe gruan e tij të çmuar Olena Zelenska."

Postimi përfshinte gjithashtu një foto të Presidentit Erdogan dhe Emine Erdogan me Presidentin ukrainas Zelenskiy dhe gruan e tij Zelenska.

 


Lajme të ngjashme