Erdogan: Në ndërtim filluam një epokë të re që ndërthur traditën dhe të ardhmen

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se në fushën e ndërtimit kanë filluar një epokë të re që ndërthur traditën dhe të ardhmen.

1618313

Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e çeljes së muzeut të Qelqit dhe Kristalit në lagjen Beykoz të qytetit historik të Stambollit.

“Ne besojmë se përhapja e stilit të "arkitekturës horizontale" do të ndryshojë plotësisht pamjen e Turqisë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë”, tha ai.

“Ne synojmë të fillojmë një epokë të re që ndërthur traditën dhe të ardhmen, duke i dhënë fund periudhës së ndërtimit të shëmtuar, pa shpirt dhe pa identitet që ka mbizotëruar prej kohësh në vendin tonë" tha Erdogan duke shtuar: "Ne jemi të kënaqur që si Presidencë kemi fituar për  vendin tonë këtë muze (Muzeu Qelqit dhe Kristalit në Beykoz), i cili është një nga veprat më të çmuara të arkitekturës së periudhës së vet”.

Lajme të ngjashme