Erdogan, mesazh për 176-vjetorin e themelimit të Organizatës së Policisë Turke

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se një nga faktorët më të rëndësishëm në zhvillimin, përparimin dhe rritjen e vendeve është sigurimi i vazhdimësisë së stabilitetit, paqes dhe besimit.

1618379
Erdogan, mesazh për 176-vjetorin e themelimit të Organizatës së Policisë Turke

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se një nga faktorët më të rëndësishëm në zhvillimin, përparimin dhe rritjen e vendeve është sigurimi i vazhdimësisë së stabilitetit, paqes dhe besimit.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, Erdogan i dërgoi një mesazh urimi Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Turke, Mehmet Aktas me rastin e 176-vjetorit të themelimit të Organizatës së Policisë Turke.

Në mesazh Presidenti Erdogan uron 176-vjetorin e themelimit të Organizatës së Policisë Turke, e cila është garancia e sigurisë dhe paqes së qytetarëve, siguria e jetës dhe pasurisë në tyre.

“Padyshim që një nga faktorët më të rëndësishëm në zhvillimin, përparimin dhe rritjen e vendeve është sigurimi i vazhdimësisë së stabilitetit, paqes dhe besimit. Në këtë drejtim, policia jonë ndërmerr gjithashtu detyra të rëndësishme në mbrojtjen e sigurisë dhe paqes në të gjithë vendin tonë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, dhe punon ditë e natë me shumë sakrificë, guxim dhe heroizëm.  Fuqia më e madhe e anëtarëve të policisë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre është vetëdija e lartë e brumosur me besimin dhe dashurinë e popullit tonë dhe dashurinë për atdheun. Edhe në luftën e ashpër që jemi duke bërë kundër epidemisë së koronavirusit, Organizata jonë e Policisë është përsëri në krye të detyrës. Në emër të vendit dhe kombit tim, unë dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë oficerët tanë të policisë që punojnë për kombin tonë të dashur duke sakrifikuar jetën e tyre. Unë i përkujtoj me rahmet të gjithë dëshmorët e Organizatës sonë të Policisë dhe i uroj veteranëve tanë një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Unë uroj edhe një herë 176-vjetorin e themelimit të Organizatës së Policisë Turke dhe javën e policisë. Unë i uroj suksese të gjithë anëtarëve të Policisë, të cilët janë një krenari për kombin tonë, dhe i përshëndes ata me ndjenjat e mia më të përzemërta."



Lajme të ngjashme