Dështon përsëri tentativa e PKK-së për infiltrim në rajonin “Burimi i Paqes”

Neutralizohen 3 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG në zonën operacionale "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë.

1618498

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë në “Twitter” bëhet e ditur se është parandaluar edhe një tentativë tjetër për të depërtuar në zonën operacionale "Burimi i Paqes. Terroristët hapën zjarr provokues ndaj forcave turke të sigurisë.

“Heronjtë tanë komando kanë goditur edhe njëherë organizatën separatiste terroriste PKK/YPG.  Tre pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, të cilët bënë përpjekje për t’u infiltruar për sulm në rajonin e operacionit ‘Burimi i Paqes’ në veri të Sirisë u neutralizuan me anë të një operacioni të suksesshëm të kryer natën nga forcat tona komando”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Lajme të ngjashme