Çavusoglu në takimin me homologun kuvajtian: Qëllimi është paqja, stabiliteti e zhvillimi rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se është i kënaqur që janë në unitet me Kuvajtin për çështjet rajonale.

1617430
Çavusoglu në takimin me homologun kuvajtian: Qëllimi është paqja, stabiliteti e zhvillimi rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se është i kënaqur që janë në unitet me Kuvajtin për çështjet rajonale.

Ai zhvilloi një takim kokë më kokë me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit njëherësh edhe ministër Shteti për Çështjet e Kabinetit, Sheikun Ahmed Nasır Muhammed es-Sabah, i cili ndodhet në kryeqytetin Ankara.

Dy ministrat që morën pjesë në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit Turqi-Kuvajt mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi.

Duke deklaruar se me homologun kuvajtian diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, Çavusoglu tha: "Unë jam i kënaqur që jemi një konsensus për çështjet rajonale. Qëllimi i të dyja vendeve është paqja, stabiliteti, qetësia dhe zhvillimi ekonomik në rajon."

Ministri Çavusoglu, duke vënë në dukje se është për t’u lavdëruar roli ndërmjetësues i Kuvajtit, tha se Turqia  do të vazhdojë të mbështesë këtë rol të rëndësishëm dhe kritik të Kuvajtit.

Kurse ministri kuvajtian tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Kuvajtit kanë një përfshirje të gjerë dhe vuri në dukje se vizitat reciproke do të vazhdojnë. Ai theksoi se ata duan të zgjerojnë bashkëpunimin midis dy vendeve.

Sabah tha se në lidhje me krizën e Gjirit falënderojnë Turqinë dhe të gjitha vendet për mbështetjen e tyre.



Lajme të ngjashme